Përfaqësuesja e Kosovës nisi fazën e kualifikimeve për Kampionatin Evropian me barazim ndaj Kombëtares së Bullgarisë, me rezultat 1:1.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili po shndërrohet një tempull tejet të vështirë për kundërshtarët e “Dardanëve”.
Në këtë ndeshje nuk kishte si të mungonte tifozi me nevoja të veçanta, Avdullah Berisha.
Ai ndoshta është tifozi më i lumtur pas përfundimit të ndeshjes, pasi portieri i Kosovës, Airjanet Muric ia dhuroi fanellën e tij.
Berisha e ka ndarë gëzimin me miqtë e tij në rrjetin social Facebook.