Fjalë Kyçe

Befasi e madhe: Cahill po kalon te Juventusi

Befasi e madhe: Cahill po kalon te Juventusi

Juventus është duke tentuar ta transferojë një mbrojtës në ditën e fundit të afatit kalimtar.

‘Zonja e Vjetër’ është në presion të madh, pasi Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini janë të lënduar, ndërsa Medhi Benatia u largua në këtë afat, përcjell lajmi.net.

Juventus i ka disa shënjestra, ndërsa në mesin e tyre është edhe Gary Cahill i Chelseas.

Skuadra londineze është e gatshme ta shet mbrojtësin anglez, andaj kërkon 10 milionë euro nga shitja e tij.