Fjalë Kyçe

Befasia e mbrëmjes – Nice triumfon ndaj PSG-së

Befasia e mbrëmjes – Nice triumfon ndaj PSG-së

Nice ka arritur të arkëtoi pikët e plota në shtëpi ndaj PSG-së.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur që u dominua nga “Parisienët”, por që nuk kishte gola, shkruan lajmi.net.

Te PSG u vërejt mungesa e Kylian Mbappe, që nuk ishte i pranishëm në fushë shkaku i suspendimit.

Në përgjithësi, të dy skuadrat kishin nga tetë tentime në portë, por që asnjëra nuk i finalizoi aksionet.

Kur mendohej se do mbyllej ndeshja, në skenë doli Delort që i dha fitoren vendasve (88′).

Kësisoj, me këtë humbje, PSG mban kreun me 62 pikë, derisa Nice ngritët në pozitën e dytë me 49 sosh.

PSG në mesjavë e pret sfida e vështirë në udhëtim te Real Madrid në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve./