Flamengo ka fituar finalen dramatike ndaj River Plates në Copa Libertadores. Gjiganti brazilian ka arritur që në minutat e fundit të fitojë dramën ndaj River Plates, që ishte kampion në vitin e kaluar në këtë garë prestigjioze të futbollit latin, transmeton Koha.net.
Flamengo triumfon në Copa Libertadores për herë të parë pas 38 vjetësh. Në tre minutat e fundit të ndeshjes Flamengo ia ka dalë të shënojë dy gola, duke e përmbysur disavantazhin për të fituar ndeshjen në 2 me 1.
Borre i kishte dhënë epërsinë River Plates në minutën e 14 pas asistimit nga Fernandez. Por, sulmuesi Gabriel Barbosa arriti të shënojë dy gola për Flamengon në minutën e 89 dhe 90+2.
Në vazhdim me karton të kuq u ndëshkuan Palacios i River Plates dhe Gabriel Barbosa i Flamengos. Ndeshja u zhvillua në terrenin neutral në “Estadio Monumental”, në Lima të Perusë.
Flamengo me këtë rast kualifikohet edhe për në Kupën e Botës për Klube në Katar, dhe në finale mund të përballet me Liverpoolin e Jurgen Kloppit.
https://tiger.cdnja.co/v/mj/Mj96.mp4?secure=w_eKhYBPEMP2qTmdEVVISA&expires=1574555400