Fjalë Kyçe

Befasohet Milan-i, ylli nuk kalon vizitat mjekësore

Befasohet Milan-i, ylli nuk kalon vizitat mjekësore

Sulmuesi i Milan-it, Andre Silva, nuk i ka kaluar vizitat mjekësore që ka zhvilluar me Monaco-në për shkak të një problemi në thembër.

Dështon kështu operacioni prej 30 milionë eurosh.

Sipas MilanNews.it, Monaco ka përdorur arsyen shëndetësore për t’u tërhequr nga operacioni pasi nuk ka arritur marrëveshjen ekonomike me lojtarin. 

Tani duhet kuptuar se çfarë ndikimi do të ketë kjo situatë te transferimi i Correa-s te Milan-i (një marrëveshje virtualisht e mbyllur), duke parë se 30 milionë eurot që kuqezinjtë do të merrnin nga shitja e portugezit ishin baza e negociatave me Atletico Madrid.