Fjalë Kyçe

Befason Shkodran Mustafi, ky është veprimi i tij i fundit

Befason Shkodran Mustafi, ky është veprimi i tij i fundit

Shkodran Mustafi duket se është shumë pranë largimi këtë verë nga Arsenali.

Reprezentuesi gjerman ka nxitur reagime të shumta pasi ka ndryshuar foton e profilit në Instagram dhe e fshiu nga biografia e tij ‘Lojtar i Arsenalit’ në të dhënat në këtë rrjet social.

Nga ‘’Arsenal player’’ Mustafi ka ndryshuar të dhënat duke vendosur një thënie motivuese ‘’Back on top’’.

Por veprimi i Mustafit megjithatë ka gëzuar tifozët e Arsenalit, që përgjatë sezoneve e kanë kritikuar për gabimet e shumta në fushën e lojës.

28-vjeçari është pjesë e ‘Topçinjëve’ që nga viti 2016, ku ka bërë 112 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola.