Fjalë Kyçe

Bëhen 19 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, ende nuk dihet vrasësi

Bëhen 19 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, ende nuk dihet vrasësi

Sot janë bërë 19 vite që nga vdekja e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa. Por, edhe pas kaq vitesh institucionet e vendit nuk kanë arritur ta zbardhin këtë vrasje.

LDK sot ka bërë homazh dhe nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri ka mbajtur fjalim para të pranishmëve ku tha se i rëndë është fakti që nuk u zbardhë ende rasti Mustafës.

“ Vrasja tinëzare e Xhemail Mustafës ishte humbje e madhe për Kosovën. I rëndë është fakti që edhe pas 19 viteve institucionet nuk e zbardhën këtë rast” , u shpreh ndër të tjerash Haziri.

Të njëjtin zhgënjim e ka shprehur edhe vajza Xhemajlit, Berjanë Mustafa, ajo u shpreh e  zhgënjyer nga institucionet e vendit për mos ndriçimin e vrasjes së babit të saj.