Qeveria e Kosovës ka filluar agjendën e saj të aktiviteteve në prag të festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Tashmë është kthyer në traditë që për çdo përvjetor të pavarësisë së Kosovës, monumenti i Newborn të merr pamje ndryshe. Këtë radhë ky monument tani po mbulohet me shenja të duarve të qytetarëve e që simbolizojnë luftën e drejtë çlirimtare.”
Moti i mirë ishte edhe një arsye më shumë që shumë qytetarë këtë të martë u bashkuan në këtë iniciativë.
Burra, gra, të moshuar e fëmijë, të gjithë kontribuuan që ky monument të jetë gati në ditën e pavarësisë së Kosovës.
Ky interesim po mirëpritet edhe nga vullnetarët të cilët po ftojnë qytetarët që të iu bashkohen sa më shumë.
Se zgjedhjet e kanë zbehur atmosferën nëpër qytete të Kosovës në prag të pavarësisë së Kosovës, po mendon edhe një qytetarë tjetër.
Ndërkohë, në agjendën e Qeverisë së Kosovës, parashihen një sërë aktivitete ku do të fillojnë nga ora 08:00 me ngritjen e flamurit shtetëror nga garda ceremoniale e FSK-së.
E pastaj krerët institucional do të vazhdojnë me homazhe.
Ndërkaq, homazhe do të zhvillojnë edhe organizatat e dala nga lufta.
E sa herë vie koha e pavarësisë, është një mundësi e mirë edhe për shitësit.
Ndërsa në sheshet e kryeqytetit veç se ka filluar zbukurimi me flamuj të Kosovës, ku interesimi i njerëzve që të parakalojnë në këto sheshe ishte mjaftë i madh.