Fjalë Kyçe

Behgjet Pacolli kujton kohët e vështira të rinisë, kur nuk kishte asnjë para në xhep

Behgjet Pacolli kujton kohët e vështira të rinisë, kur nuk kishte asnjë para në xhep

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka kujtuar kohën kur ai si adoleshent është përballur me vështirësi financiare.

Pacolli, me anë të një postimi në Facebook, që shtë pronar i kompanisë miliardëshe “Mabetex”, thotë se atë kohë ishte i varfër dhe se e kupton ndjesinë e vështirësive financiare.

“Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare. Ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Fondacioni im prandaj vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë!”, ka shkruar Pacolli.