Fjalë Kyçe

Behgjet Pacolli: Sonte Malësia ka fituar

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar shqiptarët në Mal të Zi të cilët në zgjedhjet që u mbajtën sot në Tuz kanë treguar maturi dhe vendosmëri.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar shqiptarët në Mal të Zi të cilët në zgjedhjet që u mbajtën sot në Tuz kanë treguar maturi dhe vendosmëri.

Pacolli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, shqiptarët të bashkuar si kurrë më parë kanë votuar koalicion “Malësia në bashkon”.

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:

Sonte Malësia ka fituar! Shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin ”Malësia na bashkon”. Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo! 🇦🇱.