Fjalë Kyçe

Behrami këshillon trajnerët kosovarë: Ua jepni mundësinë talentëve 16-17 vjeç

Behrami këshillon trajnerët kosovarë: Ua jepni mundësinë talentëve 16-17 vjeç

Babai i futbollistit të famshëm kosovar, Valon Behramit, Ragip Behrami, nga Zvicra u ka bërë thirrje trajnerëve të klubeve të IPKO Superligës së Kosovës që tu japin hapësirë talentëve të rinj duke i angazhuar në skuadrat e para dhe duke u dhënë edhe nga pak hapësirë për të luajtur.

Duke folur për Gazetën Express, Behrami e ka shprehur bindjen e tij se në Kosovë ka shumë talentë, por që duhet t’ju jepet shansi për të dalë në sipërfaqe.

“Shpresoj që të mirëkuptohem te trajnerët në Kosovë sepse këshilla ime është për të mirën e të gjithëve. T’u jepet mundësia futbollistëve 16, 17 vjeç sepse ata janë talentë. Nuk janë talentë 23 vjeçaret, por të rinjtë”, tha Behrami për Express.

“Jam i befasuar me talentin e Drenicës, Endrit Shala. Ia mundësova një provë në Lugano te ekipi U-21. Ai tregoi potencial të madh. Befasoi në pesë stërvitje te ky ekip e po ashtu luajti shumë mirë në një ndeshje miqësore. Dhe, u binda se në Kosovë ka shumë talentë si 16 vjeçari Shala, por duhet t’ju jepet mundësia”, potencoi Behrami.