Valon Behrami, si lojtar i lirë, po ushtrohet me Genoan, me shpresën për të fituar një kontratë.
Ish-mesfushori i Napolit e Udineses ka qenë pa klub që kur u largua në tetor nga Sioni i Zvicrës.
Tani “Tuttomercatoweb” raporton se 34-vjeçari ka nisur ushtrimet me Genoa me shpresën që të sigurojë kontratë për paraqitje sërish në Serie A.
Në Itali, Behrami ka luajtur edhe për Lazion e Fiorentinën.
Suksesi më i madh i tij në Itali ka qenë triumfi në Kupën e Italisë me Napolin më 2014.