Bejruti ka qenë prej kohësh sinonimi i fjalës shpërthim. Qyteti ishte pika kryesore e luftës civile 15-vjeçare në Liban, një nga më të gjatat në botë. Dhe në vetëm 15 vitet e fundit, ka dëshmuar një varg atentatesh, konfliktesh civile, luftë ndërkombëtare dhe trazira ekonomike e politike.
Përgjatë këtyre dekadave, banorët e Bejrutit janë përpjekur t’i tregojnë botës se ata ishin më shumë se sa kriza që i paraqitej botës. Se për miliona libanezë dhe qindra mijëra refugjatë që jetojnë atje, ai është vend i bukur me kodra të gjelbërta e det të kaltër.
Lidhje të forta komunale u ndërtuan atje, dhe arti arriti të lulëzonte edhe në mesin e rrugëve të mbushura me ankth. Se qyteti vijonte të mbetej aq njerëzor për shkak të aftësive të tij për të lënë mënjanë problemet e tensionet gjeo-politike.
Por ndërsa një shpërthim masiv në portin kryesor të vendit ndodhi në Bejrut dhe rrethinat e saj ditën e djeshme, njerëzit tashmë dukeshin të pafuqishëm.
Shpërthimi, i cili shkaktoi dëme edhe rreth 10 kilometra larg tij, ishte ngjarja më e dhunshme që qyteti kishte parë ndonjëherë. Qindra mijëra banorë të qytetit kanë mbetur pa strehë dhe janë shpërngulur. Rrugët janë të mbushura me rrënoja, njerëzit që ulen në trotuaret krah shtëpive të tyre të shkatërruara dhe fytyrat e tyre të njollosur me gjak e lot.
Ulërima, që kërkojnë me dëshpërim të afërmit e të dashurit e tyre, klithmat e foshnjeve të përgjakura që kanë mbushur repartet spitalore, këto janë disa nga skenat më të dhimbshme që njerëzimi ka parë.
Disa mjekë kanë operuar të plagosurit nën dritën e celularëve për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të elektricitetit në qytet. Në një vend që dallimet politike, fetare, ekonomike kanë ndërhyrë shumë, dëmi nuk kurseu askënd.
Të paktën 135 persona kanë vdekur e mbi 5000 llogariten të plagosur. Porti i Bejrutit, rruga kryesore e lidhjes së Libanit me botën e jashtme – u zhduk dhe shumica e banorëve të qytetit e gjetën vetën të bllokuar nga skena dëshpëruese e apokaliptike.
Edhe pse ngjarja misterioze ka nxitur shumë spekulime, duket se trishtimi e ka eklipsuar inatin.
“Ishte një traumë e madhe psikologjike,” thotë Karim Makdisi, një professor i asociuar në Universitetin Amerikan të Beirut. “Unë nuk mendoj se Beiruti do të jetë po i njëjti pas kësaj. Jetëgjatësia e tij për botën është shkatërruar,” tha ai.