Fjalë Kyçe

Bekë Berisha: Në AKP është punësuar motra e gruas së Kurtit

Bekë Berisha: Në AKP është punësuar motra e gruas së Kurtit

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka pyetur Drejtorin Menaxhues Agjencisë Kosovare për Privatizim, Valon Tolaj, nëse në shkurt të këtij viti është punësuar vajza e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, Ermirë Kuçi.

Ndonëse nuk e mohoi, Tolaj tha se
“Çdo proces ka qenë transparent dhe nuk i komentoj punësimet për familjarë të kolegëve të mi. Çdo proces ka qenë transparent”.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Bekë Berishës nga AAK-ja.

Ky i fundit, paraqiti disa shkresa ku në AKP tha janë punësuar familjarë të afërm me VV-në.Madje, tha se motra e gruas së Kurtit është njëra ndër të punësuarit në AKP.