Fjalë Kyçe

Bekim Haxhiu i reagon Qeverisë: Nga nesër Projektligji për Trustin është në dorën e deputetëve

Bekim Haxhiu i reagon Qeverisë: Nga nesër Projektligji për Trustin është në dorën e deputetëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka reaguar Qeverisë Kurti, pas njoftimit të saj se nuk mbështetë tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.

Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Qeveria nuk ka pasur nevojë të pres deri në ditën e fundit vetëm që të refuzojë këtë kërkesë.

“Neglizhencë dhe papërgjegjësi e Qeverisë ne raport me kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti! Në ditën e fundit, natën vonë Qeveria i thotë JO kërkesës së qytetarëve për Trustin. Qeveria e Kosovës për përgjigje negative nuk ka pas nevojë ta vonoj projektligjin per Trustin 30 ditë”, shkruan Haxhiu.

Gjithsesi ai shpreson që deputetët do ta përkrahin këtë nismë dhe se shumica do të votojnë pro.

“Unë nga data 09.03.2022 kur kam protokolluar Projektligjin për Trustin, çdo ditë kam biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit, ku besoj shumë në votim PRO Projektligjit për Trustin në Kuvend. Nga nesër Projektligji për Trustin është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe besoj se deputetët do të votojnë me integritet Pro kërkesë e qytetarëve për të ju mundësuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Kërkesa është e qytetarëve, deputetët janë të popullit!”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

Neglizhencë dhe papërgjegjësi e Qeverisë ne raport me kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti!
Në ditën e fundit, natën vonë Qeveria i thotë JO kërkesës së qytetarëve për Trustin.

Qeveria e Kosovës për përgjigje negative nuk ka pas nevojë ta vonoj projektligjin per Trustin 30 ditë.
Kjo është neglizhencën dhe papërgjegjësi e Qeverisë në raport me krizën ekonomike që ka kapluar qytetarët. Për më tepër është zvarritje e qëllimshme për kalkulime të dobëta politike.

Kur dihet se projekligji për Trustin do të ketë impakt pozitiv ne Buxhetin e Kosovës dhe në jetën e qytetarëve, pse Qeveria nuk e ka mbështet është e pakuptimt?!

Unë nga data 09.03.2022 kur kam protokolluar Projektligjin për Trustin, çdo ditë kam biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit, ku besoj shumë në votim PRO Projektligjit për Trustin në Kuvend.
Nga nesër Projektligji për Trustin është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe besoj se deputetët do të votojnë me integritet Pro kërkesë e qytetarëve për të ju mundësuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Kërkesa është e qytetarëve, deputetët janë të popullit!