Fjalë Kyçe

Bekim Isufi ndez garën për titull, zbulon pse K.F. Llapi ka përparësi

Bekim Isufi ndez garën për titull, zbulon pse K.F. Llapi ka përparësi

Trajneri kampion i Kosovës, Bekim Isufi ka folur për garën për titull.

Ai ka thënë se Llapi ka përparësi në krahasim me rivalët, Prishtinën dhe Feronikelin për shkak të orarit më të mirë.

“Mendoj se Llapi ka pak orar më të mirë, sepse të gjitha skuadrat që janë lartë në tabelë i pret si vendas në Podujevë dhe po mendoj se ka një llojë përparsie në krahasim me Prishtinën dhe Feronikelin”, deklaroi Bekim Isufi pë SuperSport.

Kujtojmë se Feronikeli i prin renditjes me pesë pikë më shumë se dy ndjekësit, Prishtina dhe Llapi.