Fjalë Kyçe

Bekim Jashari paralajmëron parti politike në nivel vendi

Bekim Jashari paralajmëron parti politike në nivel vendi

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka treguar se sërish do të kandidojë për këtë post. Ai tha që këtë mund të bëjë si kandidat i pavarur ose mund të bëjë një subjekt të tij.

Ai tha se kjo gjë ka një për qind shancë të ndodh, mirëpo nëse ndodhë partinë e tij do e bëjë në nivel vendi.

“Unë do e shpalli kandidaturën sërish për kryetar të Skënderajt, vitin e ardhshëm. 99% si kandidat i pavarur, 1% mund të ndodhë që të bëjë ndonjë subjekt timin, iniciatë parti apo dicka, por nëse ndodh dicka e tillë do e bëjë në nivel vendi”, tha ai në Kanal 10.