Ka përfunduar pjesa e parë mes Belgjikës dhe Portugalisë.
Belgët janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.
Dy Kombëtaret janë duke zhvilluar super ndeshje dhe kanë provuar të gjejnë golin qysh nga minuta e parë.
Diogo Jota nga afërsia dhe Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë, provuan për Portugalinë, por të pafat.
Ndërkohë, Belgjika golin e gjeti përmes Thorgan Hazard që realizoi eurogol nga distanca (42′) – VIDEO.
Rezultati momental është 1 – 0.