Futbollisti spanjoll Hector Bellerin ka folur për luftën në Ukrainë dhe pyeti pse këtij konflikti i është kushtuar më shumë vëmendje se të tjerëve.
Mbrojtësi i djathtë i Real Betis është treguar shpesh i interesuar për çështje sociale dhe këtë e ka treguar sërish me qëndrimin e tij ndaj konfliktit të fundit.
“Është mjaft e vështirë të shihet se ne jemi më të interesuar për këtë luftë sesa për të tjerat. Nuk e di nëse kjo është për shkak se ata janë më shumë si ne apo sepse ky konflikt mund të na ndikojë më drejtpërdrejt si ekonomikisht, ashtu edhe në aspektin e refugjatëve”, ka thënë Bellerin për La Media English.
Më pas ai shtoi shembuj të konflikteve të tjera në mbarë botën për të konfirmuar tezën e tij.
“Lufta palestineze është heshtur plotësisht, askush nuk po flet për të. Jemeni, Iraku… Rusia është e përjashtuar nga Kupa e Botës… Edhe vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë si Rusia për shumë e shumë vite”, ka thënë Bellerin.
Më tej ai u shpreh se fakti që nuk u kushtohet aq shumë vëmendje konflikteve të tjera është racizëm.
Hector Bellerín:
“The war in Palestine was completely ignored, no one talked about it. In Yemen, in Iraq too. Russia was excluded from the World Cup… And yet other countries did the same than Russia for many, many years." pic.twitter.com/saG8xbgQCw
— Zach Lowy (@ZachLowy) March 23, 2022
“Racizmi është të mbyllim sytë ndaj konflikteve të tjera dhe të kemi këtë qëndrim. Ai gjithashtu pasqyron mungesën e ndjeshmërisë për numrin e jetëve të humbura në shumë konflikte dhe ne u japim përparësi atyre që janë më afër nesh”, deklaroi Bellerin./telegrafi