Fjalë Kyçe

Ben Arfa siguron kontratën te Galatasaray

Ben Arfa siguron kontratën te Galatasaray

Hatem Ben Arfa mund të bëhet së shpejti me skuadër. Sulmuesi francez prej disa muajve është pa skuadër dhe në pritje të ofertave për tu transferuar si futbollist i lirë.

Anësori kishte mbetur pa angazhim gjatë verës pas përfundimit të kontratës me ekipin francez Rennes. Ben Arfa kishte disa oferta, por që nuk pranoi të transferohej në klube që nuk luftojnë për trofe.

Tani duket se lojtarit i ka ardhur oferta e duhur, pasi gjiganti turk Galatasaray kërkon afrimin e tij. Kampionët e Turqisë i kanë ofruar kontratë 18 mujore dhe lojtari është nisur drejt Stambollit për ta kryer marrëveshjen.

Gjithsesi në garë për të ishin edhe Lyon dhe Fiorentina, por duket se oferta e Galatasarayt e ka bindur 32-vjeçarin. /Telegrafi