Fjalë Kyçe

Beniada apo Monika, kjo është finalistja e dytë e “Big Brother Vip”

Beniada apo Monika, kjo është finalistja e dytë e “Big Brother Vip”

18 shkurti është data e finales së madhe të Big Brother VIP.

Iliri tashmë është zgjedhur finalisti i parë nga votat e publikut.

Pasi ishte e vetmja që nuk ishte në nominim, spektaklin e kaluar Monikës iu dha mundësia nga ‘Vëllau i Madh’, që ajo të zgjidhte një banor me të cilin do të shkonte në televotim për finalisten e dytë, shkruan lajmi.net.

Monika zgjodhi që në këtë televotim të shkonte bashkë me Beniadën.

Publiku ka votuar gjatë javës dhe ka vendosur që finalistja e dytë të jetë Beniada.

Kujtojmë se në finale shkojnë katër banorë.