Fjalë Kyçe

Benzema ndihet i lumtur që nga largimi i Ronaldos

Benzema ndihet i lumtur që nga largimi i Ronaldos

Karim Benzema po kalon në një formë të shkëlqyeshme këtë sezon, duke u kthyer në liderin e sulmit të Real Madrid.

Francezi ka thënë se tani është shumë i lumtur në skuadër dhe po luan futboll të vërtetë duke udhëhequr sulmin madrilen.

“Më herët ishte një djalosh që shënonte më shumë se 50 gola për sezon, dhe roli im ishte të asistoja” ka thënë sulmuesi për ‘France Football’.

“Unë luaja për ta ndihmuar Cristianon dhe krijuam partneritet të mirë. Isha gjithmonë duke shikuar për të, që ta ndihmoja të shënonte më shumë gola.

Tani, unë jam lideri i sulmit. Është në dorën time që ta bëjë diferencën. Jam i lumtur sepse po luaj futbollin tim të vërtetë” ka thënë ndër të tjerash Benzema.

Benzema luajti për plot 10 vite krahas Cristiano Ronaldos, duke formuar kështu një lidhje shumë të mirë me portugezin. Ata i sollën Real Madridit tituj të La Ligas e Ligës së Kampionëve.