Dhjetëra mijëra protestues dolën të shtunën në Beograd, për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit të mbajtura në Serbi.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, kryeqyteti i Serbisë “vlonte” nga numri i madh të protestuesve, transmeton Telegrafi.
Inciativa e ProGlas, që organizoi tubimin, kërkon që brenda gjashtë muajve të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare dhe lokale në Serbi.
Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, e cila shpalli fitoren në të gjitha nivelet.
In #Belgrade, thousands of protesters continue to seek annulment of the results of parliamentary elections
The initiative of ProGlas, which organized the rally, demands that new parliamentary and local elections be held in Serbia within six months. pic.twitter.com/270YTOzahX
— NEXTA (@nexta_tv) December 30, 2023
Koalicioni më i madh opozitar “Serbia kundër dhunës” e akuzoi SNS-në për vjedhje zgjedhore dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve.
Autoritetet i kanë mohuar akuzat.
Një ditë para protestës, më 29 dhjetor, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (KRZ) e hodhi poshtë kërkesën e koalicionit “Serbia kundër dhunës” për anulimin e zgjedhjeve.