Fjalë Kyçe

Beppe Marotta ka konfirmuar largimin e madh nga Interi

Beppe Marotta ka konfirmuar largimin e madh nga Interi

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka bërë të ditur se Ivan Perisic e ka kërkuar largimin.

Kroati dëshiron të largohet nerazurët, për të luajtur te një skuadër ku mund të fitojë trofe, ndërsa drejtori italian e ka konfirmuar kërkesën e tij për largim.

“Perisic ka dorëzuar kërkesën për largim, por ende nuk kemi marrë ndonjë ofertë për të”, tha fillimisht Marotta, përcjell.

“Do të shohim në ditët e ardhshme. Ai ka kërkuar largimin, ndërsa ne duhet ta respektojmë vlerën e tij”, ka shtuar më tej drejtori Interit.

Në garë për transferimin e Perisic janë Arsenal dhe Manchester United.