Anëtari i kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, raporton Gazeta Express.
Beqiri ka shkruar në Facebook se pranojnë vetëm bashkëqeverisje të balancuar, as më shumë e as më pak.
“Bashkëqeverisje e balancuar, as më shumë dhe as më pak”, ka thënë ai.
Kujtojmë që sot edhe zyrtarisht LV-ja e ka refuzuar ofertën e LDK-së përmes një letre që Albin Kurti ia ka dorëzuar Mustafës.
Megjithatë, kjo letër nga Mustafa nuk është konsideruar si zyrtare.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2608283972737472&id=1776091339290077