Fjalë Kyçe

Berat Gjimshiti pritet t’i befasoj të gjithë me skuadrën e re

Berat Gjimshiti pritet t’i befasoj të gjithë me skuadrën e re

Berat Gjimshiti mund të ndërroj ambient gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta dhe ta vazhdojë karrierën e tij në Katar, tek skuadra e Al-Rayyan.

Ndërkohë që ende nuk është arritur një marrëveshje zyrtare, bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë.

Kjo lëvizje e mundshme përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm për Gjimshitin, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij profesionale e ka kaluar në Itali.

Për Gjimshitin, një lëvizje në Katar mund të ofrojë një sfidë të re dhe kushte potencialisht fitimprurëse financiare.

30-vjeçarin e pret një kontratë milionëshe në rast se transferohet në Katar, pasi bëhet fjalë për pagë tre fish më të lartë se sa fiton ai aktualisht.

Gjimshiti ka kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026, derisa ka pagë prej 800 mijë eurove në sezon.