Në mbrëmjen e së shtunës është ndalë energjia elektrike në lagjen e Vranjefcit, në komunën e Prishtinës.

Kjo ka pamundësuar që disa berberë të vazhdojnë punën e tyre.

Në momentin e ndërprerjes së energjisë berberët ishin duke i qethur disa klientë me ç’rast janë detyruar të dalin në trotuar për të kryer detyrën e tyre.

Kjo pasi që në lokal ishte errësuar ndërkohë berberët vazhduan t’ua presin flokët klientët nën dritën e telefonave dhe dritave në rrugë.