Fjalë Kyçe

Berisha e Muriqi deklarohen pas ndeshjes, “treguam zemrën në pjesën e dytë”

Berisha e Muriqi deklarohen pas ndeshjes, “treguam zemrën në pjesën e dytë”

Dyshja e Kosovës që dhanë tre gola ndaj Anglisë janë deklaruar pas humbjes 5 me 3.
Valon Berisha, që shënoi dy herë nga loja ndaj Anglisë, ka thënë se megjithëse Anglia është shumë e fortë, Kosova e tregoi lojën e saj në pjesën e dytë.

“Motivin e kemi pasur nga fillimi që të luajmë lojën tonë e të tregojmë edhe zemër. E nisëm mirë dhe morën zemër duke shënuar që në fillim. Ata kanë lojtar me klasë që luajnë në Premierë Ligë Premier. Janë të fortë individualisht, ndoshta më të mirë në botë”, ka thënë Berisha, duke shtuar se pjesa e dytë tregoi se kanë zemër dhe luajnë për vendin dhe tifozët, e duke falënderuar këta të fundit që kanë qenë në St Mary’s dhe bënë atmosferë fantastike.

“Të shënosh tri gola kundër Anglisë për ne është mirë dhe kjo është loja jonë”, ka thënë Berisha.
Sulmuesi Vedat Muriqi, është shprehur se kanë qenë të vetëdijshëm për forcën e Anglisë. Ajo kishte pësuar vetëm një herë në tre ndeshjet e fundit dhe kishte shënuar 14 gola.
“Pjesën e parë nuk ishim të mirë. Por në pjesën e dytë u kthjellëm dhe arritëm të shënojmë dy herë”, ka thënë Muriqi.

Ai ka thënë se në pjesën e dytë bënë lojë shumë më mirë.
“Tani shpresojmë në ndeshjet tjera, presim Malin e Zi dhe dashtë Zoti marrim tre pikë dhe vazhdojmë rrugën tonë drejt europianit”, ka thënë Muriqi.
Muriqi shënoi nga pika e bardhë, në një penallti që e fitoi vetë.