Fjalë Kyçe

Berisha e Rexhbeçaj te Kosova? Giresse e zbulon situatën aktuale

Berisha e Rexhbeçaj te Kosova? Giresse e zbulon situatën aktuale

Selektori i Kosovës, Alain Giresse ka zbuluar se deri tash nuk ka pasur kontakte me lojtarët e shumëpërfolur, Mërgim Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj, i cili po hezitojnë t’ju bashkohen “Dardanëve”.

Trajneri francez thotë se më shumë është i fokusuar tek lojtarët që duan vërtetë me zemër t’i bashkohen ekipit “Verdhekaltër”.

“Nuk është gjithmonë e lehtë, çka mendoni ju se bëjmë ne? Pa dyshim se i ftojmë, i kontaktojmë lojtarët e caktuar. Mos mendoni se gjithmonë i kemi dyert e hapura dhe se na mirëpresim. Kurtulus më ka thënë ‘e kam zgjedhur Suedinë dhe jam i lumtur’. Çka mund të bëj më shumë unë?”, deklaroi Giresse në konferencë për shtyp.

“Në momentin që këta lojtarë na mbyllin derën, nuk merremi më me ta. Tash do të shohim të merremi me ata që do të kemi punë, e jo me ata që na kanë refuzuar. Pa dyshim, ne na interesojnë ata lojtarë që duan të vijnë. Thjesht, s’kemi mbërri deri në atë pikë për ta pasur një përgjigje po ose jo (për Berishën e Rexhbeçajn)”, vazhdoi trajneri francez.

Berisha dhe Rexhbeçaj e kanë pritur Kombëtaren e Gjermanisë, por atyre nuk ju është ofruar asnjëherë kjo mundësi.

Prandaj, ata i kanë dyert e hapura për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës, por që deri tash kanë hezituar ta bëjnë këtë.

Natyrisht, ata nuk janë të vetmit që po hezitojnë t’i thonë “po” Kosovës.