Fjalë Kyçe

Berisha e Vojvoda me shokë e ndalin kampionin e Italisë

Berisha e Vojvoda me shokë e ndalin kampionin e Italisë

Interi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë nga përballja me Torinon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Olimpico di Torino” ka përfunduar me rezultatin 1:1.

Bremer shënoi për vendasit në minutën e 12-të, teksa mysafirët barazuan në fundin e ndeshjes.

Ishte sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, që shënoi në minutën 90+3 për t’ia siguruar së paku një pikë skuadrës së tij.

Vlen të theksohet se Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda luajtën tërë ndeshjen sonte te Torino, transmeton express.

Interi pas këtij barazimi ka 59 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, me katër pikë më pak se Milani që është lider dhe një më pak se Napoli. Por, “Nerazzurrët” kanë një ndeshje më pak.

Kurse, Torino ndodhet në pozitën e 11-të me 35 pikë.