Fjalë Kyçe

Berisha: Ky ishte fajtori i humbjes së Lazios nga Cluj

Berisha: Ky ishte fajtori i humbjes së Lazios nga Cluj

Mesfushori i Lazios, Valon Berisha ka komentuar humbjen nga Cluj.

Valon Berisha ka shpjeguar humbjen e Lazios nga Cluj në Europa League.

Skuadra italiane ishte në epërsi prej një goli por u përmbys nga rumunët në humbjen 2:1.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”, deklaroi Berisha për uebfaqen zyrtare të Lazios. Reprezentuesi i Kosovës e nisi ndeshjen si titullar për t’u zëvendësuar në minutën e 67-të, transmeton lajmi.net.

“Pjesën e parë e luajtëm mirë, shënuam gol dhe kaluam në epërsi. Pastaj kemi pësuar gol nga një penallti e dyshimtë, kurse në pjesën e dytë kishim telashe edhe për shkak të atmosferës në stadium”, shtoi ai. “Pasi pësuam golin e dytë, të gjithë e dinim se çfarë ndodhi”, theksoi Berisha.