Fjalë Kyçe

Berisha largohet nga Lazio, e kërkojnë dy skuadra

Berisha largohet nga Lazio, e kërkojnë dy skuadra

Afati kalimtar i janarit mund ta bëjë me skuadër të re Valon Berishën.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës po vazhdon të kalojë përiudhë të vështirë te Lazio, që prej transferimit nga Red Bull Salzburg.

Mediet në Itali raportojnë se Berisha mund të largohet në formulën e huazimit nga Lazio, përcjell lajmi.net.

Janë skuadrat Spal dhe Hellas Verona që po kërkojnë 26 vjeçarin.

Te Hellas Verona, Berisha do të gjente Amir Rrahmanin, i cili është bërë pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre.