Fjalë Kyçe

Berisha po ndihet si lider te Reimsi

Berisha po ndihet si lider te Reimsi

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka pranuar se është adaptuar shumë mirë te skuadra e Reimsit, gjë që po dëshmohet edhe me paraqitjet e tij të mira këtë edicion. Ai ka thënë se i është nevojitur pak kohë te Reimsi derisa e ka marrë veten pasi i është dashur të njihet më mirë me bashkëlojtarët dhe të kuptojë filozofinë e lojës së trajnerit David Guion.

“Te Reimsi po ndihem si në shtëpi edhe pse në fillim më është dashur pak kohë që të adaptohem. Të njëjtën situatë që po e shijoj te Reimsi e kam përjetuar te Salzburgu dhe më pqëlen shumë”, është shprehur Berisha. “Më pëlqen të jem paksa lider dhe kam pasur ndjenjën se projekti i Reimsit ishte i duhuri për mua. Krahas paraqitjeve të mira, unë mundohem tu ndihmoj edhe lojtarëve të rinjë dhe kjo më bën të ndihem se në ekip kam një rol të rëndësishëm”.

Berisha ka thënë se këtë edicion, trajneri Guion i ka kërkuar atij të sulmojë më shumë dhe të marrë përgjegjësi më të madhe, gjë që po mundohet edhe ta bëjë. 27-vjeçar këtë sezon ka një gol e dy asistime për Reimsin në 18 paraqitje në të gjitha garat. Ai te ekipi francez u transferua vitin e shkuar dhe firmosi kontratë deri në vitin 2024. Berisha karrierë ka bërë edhe te Lazio, Fortuna Duesseldorfi, Salzburgu e Vikingu.