Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Berisha tha se të gjithë duhet të punojnë për ribashkimin e partisë dhe rikthimin e saj në pushtet.
“Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!
Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.
Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! sb”, ka shkruar ai.