Fjalë Kyçe

Berisha realizon dy gola në fitoren ndaj Adelaide United

Berisha realizon dy gola në fitoren ndaj Adelaide United

Besart Berisha i ka dhënë një ndihmë të madhe ekipit të tij, Western United të marrë suksesin e radhës teksa mposhtën në transfertë me rezultatin 1-5, Adelaide United. Ishte sulmuesi shqiptar ai që hapi llogarinë e golave në minutën e 18.

I gjendur përballë portierit Berisha nuk e pati të vështirë për të tundur rrjetën, ndërkohë që ishte po 34-vjeçari ai i cili mbylli llogaritë e ndeshjes duke shënuar golin e pestë të sfidës dhe të dytin personal në minutën e 56. Edhe në këtë rast, futbollisti tregoi nuhatjen e sulmuesit, ndërsa falë dygolëshit është ngjitur në krye të golashënuesve me 15 realizime.

Një pozicion që e ndan edhe me Le Fondrë që aktivizohet me Sidney . Impakti i Berishës te Western United ka qenë i dukshëm, ndërsa me Berishën që nuk njeh moshë, skuadra është ngjitur tashmë në vendin e gjashtë duke u klasifikuar në zonën e play off.