Fjalë Kyçe

Berisha shënon dy gola për Western United

Berisha shënon dy gola për Western United

Sulmuesi Besart Berisha po shkëlqen në elitën e futbollit australian. Futbollisti shqiptar shënoi dy gola, por nuk arriti ta shpëtojë nga humbja ekipin e tij Western United ndaj Adelaide Unitedit (3-4).

Berisha shënoi dy golat e parë për ekipin e tij, në minutat 12 dhe 43, derisa arrin në kuotën e 11 golave pas 15 xhirove, që e bën atë lojtarin e tretë më efikas në ligë. Kjo ishte paraqitja e 200 e Berishës në kampionatin australian.

https://twitter.com/i/status/1221341950210502656

https://twitter.com/i/status/1221338682881241090