Bernard Berisha vazhdon të mos jetë i ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës, por që forma e tij nuk është zbehur për asnjë moment të vetëm.
Sulmuesi nga Peja ka realizuar dy gola në kontrolluesen të cilën ekipi tij rus Akhmat Grozny e fitoi përballë hungarezëve të Vidit.
Berisha golin e parë e realizoi nga një penalti të cilin e kishte fituar vetë, ndërkohë që golin e dytë e realizoi pas një kundërzbritje të shpejtë.
27 vjeçari ishte tejet aktiv në këtë përballje duke dëshmuar edhe njëherë tjetër formën e mirë që po kalon para fillimit të kampionatit.
Golat e Bernardit mund ti ndiqni më poshtë:
https://www.facebook.com/820031864783625/posts/2264052883714842/