Swansea City ka befasuar Manchester Cityn në këtë fillim ndeshje në kuadër të çerekfinales së FA Cup.
Pas golit nga Matt Grimes nga pika e bardhë në minutën e 20-të, ka ardhur edhe goli i dytë nga vendasit.
Autori ishte ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, i cili shënoi bukur para portierit Ederson në minutën e 29-të.
Shqiptari ka qenë një nga më të mirët deri më tani, duke i ndihmuar skuadrës së tij të qarkullojë topin në fushë.
Nuk duhet të harrojmë se Celina në të kaluarën ishte pjesë e Man City, ku për ekipin e parë ishte paraqitur vetëm një herë.
😨 | Former @ManCity man Celina doubles @SwansOfficial’s lead! pic.twitter.com/9HJoYOuE2k
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) March 16, 2019