Fjalë Kyçe

Pas largimit të Besa Shahinit, Rama emëron Evis Kushin ministre të Arsimit në Shqipëri

Pas largimit të Besa Shahinit, Rama emëron Evis Kushin ministre të Arsimit në Shqipëri

Evis Kushi do të jetë ministrja e re Arsimit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një komunikim direkt dhe bisedim me ministren aktuale, Besa Shahini dhe pasuesen e saj.

Kryeministri Edi Rama ndërsa falenderoi Shahinin për punën e bërë, njoftoi se Kushi do jetë ajo që do vazhdojë me punën e saj.

Ndërkohë kjo e fundit, deputete e PS në Elbasan tha se: Është privilegj shumë i lartë, pas 7 vitesh në politikë të jem në ministri, përgjegjësi shumë e lartë/ Top Channel.