Fjalë Kyçe

Besart Berisha te Ballkani? Reagon klubi nga Suhareka: Nuk kemi pasur asnjë negociatë

Besart Berisha te Ballkani? Reagon klubi nga Suhareka: Nuk kemi pasur asnjë negociatë

Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi kosovar Besart Berisha do rikthehet në Superligën e Kosovës.
U spekulua se Berisha do t’i bashkohet skuadrës së Ballkanit, skuadër që ka demantuar këto raportime, shkruan lajmi.net.Ballkani përmes një postimi në Facebook, shkruan se nuk kanë pasur asnjë negociatë me futbollistin kosovar.

“Reagim për opinioninTë dashur futbolldashësLidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marreveshjes me futbollistin Besart Berisha.

Këto lajme ne si klub i dëmantojmë pasi qe nuk kemi zhvilluar asnjë bised me futbollistin Besart Berisha.

Sidoqoftë shfyrtëzojmë rastin t’i urojmë ish lojtarit të Kombtarës sonë suksese në karier”, shkroi klubi.