Skuadra nga Vushtrria ka filliar me ndryshime esenciale për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës.
Klubi i Vushtrrisë ka nisur bisedimet me ish trajnerin e njohur të skuadrës së Trepçës nga Mitrovica.
Bëhet fjalë për ish futbollistin e njohur të Vushtrrisë Besart Cecelia i cili gjithashtu ka luajtur edhe në skuadra evropiane si në Qipro, Bosnje dhe Turqi.
Besart Ceceali i njohur si legjenda e Vushtrrisë në një prononcim për Gazetën Alo ka deklaruar se është në bisedime me skuadrën nga Vushtrria.
“Jam në bisedime me Vushtrrinë për kryetrajner dhe bisedimet janë pran përfundimit. Gjasat janë të mëdha që unë të bëhem trajner i Vushtrrisë”, ka thënë Besart Cecelia për Gazetën Alo.