Fjalë Kyçe

Beshiktashi refuzon ofertë të majme nga klubi anglez për Milot Rashicën

Beshiktashi refuzon ofertë të majme nga klubi anglez për Milot Rashicën

Klubi i futbollit Beshiktashi ka refuzuar plot shtatë milionë euro për kartonin e futbollistit të Kosovës, Milot Rashica.

Sipas mediave turke, Leeds United, një nga skuadrat e kampionatit anglez, ka shfaqur interes për lojtarin 27-vjeçar dhe së fundmi ka bërë një ofertë zyrtare për bardhezinjtë.

Thuhet se skuadra angleze i ofroi 7 milionë euro për futbollistin me përvojë që donin të shtonin në skuadrën e tyre në sezonin e ri.

Klubi turk dhe Rashica kanë nuk kanë qenë shumë të prirur drejt këtij transferimi, duke e refuzuar këtë ofertë të bërë nga klubi anglez.

Rashica, i cili iu bashkua skuadrës nga Norwich City, ka kontratë me Beshiktashin që përfundon në vitin 2027.