Fjalë Kyçe

Besian Mustafa kujton babanë: Pa zbardhjen e vrasjeve të pasluftës s’mund të ketë drejtësi, as liri të plotë

Besian Mustafa kujton babanë: Pa zbardhjen e vrasjeve të pasluftës s’mund të ketë drejtësi, as liri të plotë

Sot u bën 20 vjet nga dita kur ish-zëdhënësi i LDK-së, Xhemajl Mustafa u vra në hyrje të banesës së tij në lagjen Dardania.

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka përkujtuar babanë e tij në këtë 20 vjetor, ku tha se mos-zbardhja e vrasjeve të atdhetarëve pasluftës dhe mos-dënimi i vrasësve mbetet dështimi themeltar i sistemit të drejtësisë në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se pa zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe atentateve të panumërta, nuk mund të ketë drejtësi në këtë vend, e as liri të plotë.

Postimi i plotë:

20 vjet!

Mos-zbardhja e vrasjeve të atdhetarëve pasluftës dhe mos-dënimi i vrasësve dhe, mbi të gjitha, urdhërdhënësve mbetet dështimi themeltar i sistemit të drejtësisë në Kosovë, që nga UNMIK-u e deri sot. Pa zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe atentateve të panumërta, nuk mund të ketë drejtësi në këtë vend, e pa drejtësi, as liri të plotë.