Fjalë Kyçe

Besiktas impresionohet nga Lirim Kastrati, nis ofertën drejt tij

Besiktas impresionohet nga Lirim Kastrati, nis ofertën drejt tij

Lirim Kastrati ka pasur një edicion të shkëlqyeshëm me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit.

Përveç në Kroaci, Kastrati ka dhuruar përformanca brilante edhe me Kosovën U21, ku ‚Dardanët‘ nuk njohin humbje në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2021.

Në ndeshjen ku anësori nga Kamenica dhuroi shfaqje të jashtëzakonshme, në atë mes Kosovës U21 dhe Turqisë U21 (3-1), në shkallët e stadiumit ‚Fadil Vokrri‘ ishin të pranishëm zyrtarë nga klubi i Besiktas.

Gjiganti turk ka mbetur i impresionuar me lojën e shfaqur nga 20-vjeçari dhe kësisoj ka nisur ofertën e parë në drejtim të tij.

Besiktas i ka ofruar tre milionë euro klubit kroat për shërbimet e talentit kosovar.

20-vjeçari ka kontratë valide deri në vitin 2023 me Lokomotivën e Zagrebit.