Fjalë Kyçe

Besnik Bislimi me një sondazh u përgjigjet LDK-së pse dolën nga koalicioni në Vushtrri: VV mbi 60%

Besnik Bislimi me një sondazh u përgjigjet LDK-së pse dolën nga koalicioni në Vushtrri: VV mbi 60%

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndërprerë bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje në komunën e Vushtrrisë. E për ketë vendim, Besnik Bislimi i VV-së, duke ironizuar, ka shpjeguar arsyet që çuan deri tek ky vendim, duke e publikuar një sondazh ku VV tregohet me mbi 60 përqind të elektoratit.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha ditë më parë në një konferencë për media se kjo ka ndodhur pasi që Vetëvendosje nuk përkrahi të enjten planin për rimëkëmbje ekonomike të prezantuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal.

Por nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se arsyeja pse LDK ka prishur koalicionin është për arsye se VV në sondazhet e fundit në këtë komunë ka dale mbi 60%, shkruan Reporteri.net.

Besnik Bislimi përmes një statusi në Facebook ka publikuar një tabelë me të dhënat e një sondazhi të fundit ku e nxjerrë VV-së në Vushtrri si parti të parë me 62.5% të mbështetjes elektorale, kurse LDK-në me 11.02%.

Postimi i Bislimit:

Nëse ende jeni në kërkim të arsyeve që e detyruan LDK ta ndërpresë bashkëqeverisjen me VV në Wushtrri, mbase tabela më poshtë ju ndihmon sado pak. Tabela është pjesë e sondazhit të kryer në Wushtrri dhe Mitrovicë vikendin që sapo e kaluam.

Pyetja:

5. Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diele, për cilin subjekt politik do të votonit? (Përgjigjet rotative)

Përgjigja tek tabela:

P.S. Rezultatet janë pa diasporën!

P.S. Kjo me Wushtrri në vend të Vushtrri është e qëllimshme, që me ua lënë një mundësi “amkademikeve” që ta sulmojnë kualitetin e sondazhit.