Besnik Qaka ka sjellë fotosesionin e ëmbël të vajzës së tij.
Besnik Qaka ka postuar disa imazhe nga fotosesioni i vajzës së tij, realizuar për këtë fundvit, shkruan lajmi.net.
Una e vogël dukej shumë e ëmbël në këto fotografi, ndërsa Besniku e uroi atë me fjalë zemre për Vitin e Ri.
“Duke numëruar bekimet e mia, ty të uroj më shumë. Shpresoj që të gëzosh shumë nga të mirat e Vitit të Ri! Të uroj për shumë vjet Gëzuar, jeta ime ♥️ “, ka shkruar Besniku.
Për ndryshe, projekti i fundit nga Besnik Qaka është “Ani Mori Nuse”, që është pëlqyer nga publiku.