Një takim rasti ka ndodhur mes Besnik Tahirit dhe dy ish banorëve të BBV.
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sot ka takuar dy ish banorët e formatit më të shikuar i cili mbaroi mbrëmë pas 136 ditëve.
Ai ka treguar se takimi tij me Fifin dhe Kledi Hysën ka ndodhur rastësisht që e ka treguar edhe përmes mbishkrimit, ku ishte edhe bashkëshortja e tij Nora.
“Një takim rasti me një artiste të vërtetë të Kosovës, Fifin dhe një djal model nga Tirana, Kledin. Të dytë ishin yje të vërtetë dhe të sinqertë”, ka shkruar sipër imazhit Tahiri.
Theksojmë se mbrëmë ishte Ilir Shaqiri ai i cili fitoi 100 mijë eurot e BBV./lajmi.net