Fjalë Kyçe

Besnik Tahiri i AAK-së thotë se seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje mbahet sot në ora 17.00

Besnik Tahiri i AAK-së thotë se seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje mbahet sot në ora 17.00

Besnik Tahiri nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që në ora 17.00 të mbahet seanca me pikën e rendit të ditës për Amandamentim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Lidhur me këtë, Tahiri thotë se AAK një gjë të tillë do ta kundërshtojë.

”Sapo u informuam se në mbledhjen e kryesisë pa prezencën e shefave të grupeve parlamentare, që sot në ora 17.00 të thirret seancë dhe të kemi përpara, Amandamentimin e Ligjit të Zgjedhjeve”.

”Ajo që dua të them për ju, është se vetëm në sisteme totalitare në sisteme ku ka deficite serioze të demokracisë, nxjerrjet për amandamentim, dhe për ndryshim një ligj që rregullon të drejtën themelore për të qenë i zgjedhur dhe për të zgjedhë”.

”Është për ne plotësisht e papranueshme që në rrethana ku ky Ligj, nuk është absolutisht prioritet, të ballafaqohet Kuvendi, dhe partitë politike me një amandamentim me një ndryshim të tillë”.

”Kjo konfirmon edhe konstatimin tonë si subjekt politik [AAK] që ndjenja e autoritarizmit, ndjenja e dominimit, arroganca e numrave nuk ishte veç deklarim i yti por vërtetohet sot me sjelljen e këtij ligji për ndryshim”.

”Partitë politike nuk janë konsultu. Dhe nuk ka pasur asnjë diskutim paraprak. AAK e kundërshton, dhe do ta kundërshtojmë edhe në seancë”.

”Ajo që dua të them është që nuk ka asnjë logjikë, as demokratike që të vie një ligj për ndryshimin dhe amandamentimin e zgjedhjeve pa konsultimin e subjekteve”.

”Qëllimi shihet qartë se Kurti dëshiron ta kontrabandojë këtë ligj në formën më të pazakontë, që në histori të parlamentarizmit, nuk e di nëse ka ndodhur që një ligj të sillet me kaq urgjencë, që afekton drejtpërdrejtë partitë politike”.