Fjalë Kyçe

Besnik Tahiri kandidat i AAK-së për kryetar të Podujevës

Besnik Tahiri kandidat i AAK-së për kryetar të Podujevës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se Besnik Tahiri do të jetë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për qytetin e Podujevës.

Haradinaj këtë e ka pranuar në emisionin televiziv në Rtv Dukagjin.

“Është e vërtet, kam dasht me thënë një ditë tjetër”, tha Haradinaj, pasi pranoi se Tahiri do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës.

Kujtojmë se sot AAK-ja ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e Daut Haradinaj për kryeqytet.