Fjalë Kyçe

Betim Haxhimusa dëshiron të shënojë në derbin e madh

Betim Haxhimusa dëshiron të shënojë në derbin e madh

Ish-futbollisti i Gjilanit, Betim Haxhimusa, i cili ka realizuar katër gola në derbi me fanelën kuq e bardh, tani dëshiron të realizojë ndaj tyre.

Sulmuesi në një prononcim për “Radio Kosova” ka deklaruar se bardhekaltërit do të luajnë për tifozët në këtë përballje, derisa thekson faktin se dëshiron të shënojë në derbi.

“Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë përballje. Tashmë nuk kemi se çfarë të humbasim dhe derbin do ta luajmë për tifozët dhe kryesinë e klubit. Shpresojë të shënojë në këtë ndeshje”, deklaroi Haxhimusa.

Kujtojmë që Haxhimusa u transferua këtë edicion nga Gjilani te Drita.